Sjell momente të veçanta nga dasma, Robin Krasniqi me dedikim për Marigonën: Fitorja më e madhe dhe më e çmuar në jetën time

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, Marigona Krasniqi, u martuan të hënën (9 maj).

Ata organizuan një ceremoni luksoze në një nga restorantet e njohura në Prishtinë, derisa të ftuar ishin personazhe të profileve të ndryshme.

Boksieri me prejardhje nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ndarë së fundmi disa nga momentet më të lumtura nga dasma.

https://www.instagram.com/p/CdaVRyeDaIL/

Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, Krasniqi ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këtij organizimi, e po ashtu u shpreh se është me fat për gruan që ka në krah.https://de1990e5ee7b1d033a8245d36919d745.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Postimi i plotë i Robinit (pa ndërhyrje):

“Fitorja më e madhe dhe më e çmuar në jetën time!

Ti bëre që dashuria të e mposht krenarinë.

Faleminderit që egziston dhe që nga tani ti je bashkëshortja ime.

Faleminderit Zoti im. Faleminderit familja ime.

Faleminderit shoqëria ime e dashur.

Faleminderit miqët e mi.

Ju, momentin më të bukur të jetës sime e festuat me plotë dashuri dhe u gëzuat shumë për ne.

Unë jam shumë me fat dhe i lumtur që ju kam

Faleminderit në pafundësi…

Festofshim gjithmonë së bashku

Zoti ju ruajt dhe ju dasht gjithmon o njerëzit e mi”. 

https://www.instagram.com/p/Cdad-uXjUUF/