Simovski garanton: Të dhënat nga regjistrimi janë përpunuar sipas të gjitha standardeve
Shkup, 30 mars – Drejtori i entit shtetëror të statistikës Apostoll Simovski pohon se të dhënat që janë mbledhur me regjistrimin e zbatuar janë të sakta dhe se gjatë mbledhjes dhe përpunimit janë respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare. Numri prej 132.269 personave, për të cilët janë ndërmarrë të dhënat nga baza e të dhënave në vend, sipas tij, nuk është e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat është zbatuar regjistrimi, ndërsa kjo është pandemia e kovidit, mungesa e qytetarëve për shkak të pushimeve, por edhe për shkak të bojkotit të hapur dhe të fshehur. Në këto të dhëna që janë ndërmarrë nga bazat, theksoi Simovski nuk ka të dhëna për karakteristika etnike ose fetare.
“Ne kemi aplikuar regjistrim në kushte jashtëzakonisht të vështira kohore. Fillimisht ishte shtator, verë e vazhduar. Njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë periudhë të ngrohtë për të bërë pushime dhe pas një viti e gjysmë ishin për pushime. Shumë njerëz nuk kanë qenë fizikisht këtu. Kemi lënë mesazhe se kanë qenë regjistruesit, kemi lënë numër kontakti. Një pjesë e mirë e qytetarëve u paraqitën dhe janë regjistruar, një pjesë jo”, tha Simovski.
Pastaj, theksoi kishte punë intensive në bujqësi dhe shumë nga qytetarët nuk kemi mundur t’i gjejmë. Kishte edhe pandemi të kovidit dhe njerëzit kishin frikë të kthehen, por edhe shkaqe tjera.
“Por edhe krahas kësaj kemi pasur një numër të këtillë, e cila në rrethana të këtilla është jashtëzakonisht e vogël. Mund të them se presim edhe pjesë më të madhe të popullatës të mos ketë qenë e pranishme”, tha drejtori i Entit shtetëror të statistikës.
Ai tha se nuk mundet që të gjithë këta persona të ndëshkohen për mospjesëmarrje në regjistrim, duke pasur parasysh se, siç tha, nuk dihet nëse e kanë bojkotuar, nëse janë frikësuar nga pandemia, nëse nuk kanë qenë në vend ose nuk janë regjistruar nga ndonjë shkak tjetër.
“ESHS është i detyruar të paraqesë pasqyrë reale të situatës me regjistrimin. Nuk e dinim se si do të ishte ajo pasqyrë dhe as nuk jemi prirur nga dëshirat dhe pritshmëritë e dikujt. Detyrimi ynë ishte dhe e bëmë që të paraqisnim gjendjen reale në vend. Nëse dikush do ta pëlqejë apo jo, ne nuk do të komentojmë. Nëse dikush ka pasur ndonjë pritshmëri dhe me këto rezultate nuk plotësohen, ndoshta do të më sulmojë mua, zëvendësin dhe gjithë institucionin tonë, por ne kishim detyrim të bënim punë profesionale që e kemi kryer në mënyrë më profesionale, duke i respektuar të gjitha standardet më të larta. Këtë e konfirmoj dhe e garantoj”, tha Simovski.
Në atë kontekst është edhe përgjigja e tij në pyetjen për deklaratën e dhënë muajin e kaluar, kur theksoi se pas publikimit të shifrave të regjistrimit do të konsiderohet armik i shtetit, për të cilën sot kërkoi falje.
“I kërkoj falje gjithë publikut për deklaratën e keqkuptuar. Ne kemi gjithmonë një grup mjaft të madh njerëzish që janë ekspertë në gjithçka dhe komentojnë. Gjithmonë do të gjendet dikush që do të gjejë ndonjë vërejtje me gjithë përpjekjet që kemi bërë për të kryer një inventar me një metodë unike jashtëzakonisht moderne që na ka dhënë mundësinë të marrim të dhëna cilësore dhe të sakta, gjë që është thelbësore. “I kërkoj falje gjithë opinionit nëse keqkuptohet deklarata ime”, tha drejtori i ESHS-së.
Në përgjigje të një pyetjeje gazetareske, ai theksoi se në asnjë bazë të dhënash nga e cila janë nxjerrë të dhënat për qytetarët që nuk janë përfshirë në regjistrim, nuk ka të dhëna për përkatësinë etnike.
“Përkatësia etnike është ndjesi, nuk është asgjë që mund të dokumentohet, kështu që, për këto persona, çështja për përkatësi etnike, gjuhë amtare dhe gjuhë që e flet në shtëpi dhe për besimin nuk do të jenë, do të jenë të zbrazëta. Ne kemi përdorur nëntë baza, nga të cilat kemi nxjerrë të dhëna dhe tre baza të tjera, të cilat i kemi kontrolluar kontingjenet, do të thotë gjithsej 12 baza. Jo vetëm nga e MPB-së, por edhe nga regjistri i popullsisë. Nga MPB-ja e kemi shfrytëzuar bazën e shtetasve, nuk shkruan nacionaliteti, keni letërnjoftime të lëshuara në gjuhë të caktuar, kombësia nuk shkruan. Të mos përziejmë shtetësi dhe përkatësi etnike”, tha Simovski.
Sipas tij, nëse, siç tha, nuk kanë qenë fushatat e zeza se ESHS punon jashtë standardeve dhe se tashmë i ka kurdisur të dhënat, numri i qytetarëve të papërfshirë do të jetë dukshëm më i vogël.
“Do të doja që askush të mos dënohet, por të gjithë të kuptojnë se sa do të thotë ky operacion për ne dhe sa dëm kanë bërë ata që nuk deshën dhe janë ende pjesë e regjistrimit, nuk e prishën regjistrimin. Synimi ynë që në fillim nuk ishte ndëshkimi. Qëllimi ynë ishte që qytetarët ta kuptojnë nevojën e regjistrimit”, tha drejtori i ESHS-së.Ai shprehet i kënaqur me shpejtësinë me të cilën janë përpunuar të dhënat. Ky, theksoi ai, është një moment jashtëzakonisht i shpejtë i publikimit të rezultateve.
“Pra, të gjitha këto baza të të dhënave që folëm duhet të kontrollohen, është një proces që nuk mund të bëhet me shtypjen e një butoni. Çdo e dhënë duhej të kontrollohej, ne garantojmë për të gjithë se me të vërtetë duhet të jetë pjesë e asaj kategorie të popullsisë, kështu që kjo është jashtëzakonisht e shpejtë dhe për herë të parë në histori kemi për një periudhë kaq të shkurtër të dhëna përfundimtare nga regjistrimi. Në vitin 2002 kemi pritur një vit e gjysmë, që ishte i rekord, më parë ishin më shumë se dy vjet”, tha Simovski.
Drejtori ESHS u përgjigj në pyetjet për numrin e personave që janë prononcuar si bullgarë në vend dhe theksoi se ajo lëvizë rreth 3500, ndërsa për numër më preciz udhëzoi në të dhënat, të cilat do të publikohen në ueb faqen e entit ku ka edhe të dhëna të tjera, të cilat nuk janë prezantuar sot

