Si u shpik telefoni sekret Brahms i Margaret Thatcher?

Sot, aplikacionet e ndryshme të telefonave e ‘shesin veten’ tek konsumatorët se ofrojnë komunikime të sigurta. Por 40 vjet më parë, një personi iu dha një mision sekret për të prodhuar një pajisje enkriptimi, e cila do të dërgonte mesazhe të sigurta tek zyrtarët e lartë shtetëror. Tani ai ka thyer heshtjen për herë të parë rreth detyrës sekrete.

Misioni filloi në një dyqan në Cheltenham. Ishte viti 1980 kur Mike (identiteti i plotë i tij mbetet i fshehur) punonte pranë GCHQ. Ai bleu dy çanta normale.

Ata u kthyen në laboratorin e tij, ku grisi brendësinë e çantës dhe e mbushi me teknologjinë më të fundit, raporton bbc.

Ajo që doli iu dha emri i koduar Brahms. Brenda çantës me pamje të rregullt ishte sistemi i parë portativ i komunikimit të koduar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u krijua për të lejuar zyrtarët e rangut të lartë të komunikojnë në mënyrë të sigurt.

Komunikimi i sigurt nuk ishte i ri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëse udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe dëshironin të bisedonin në mënyrë të sigurt, duhej një makinë masive, e cila në Londër u ‘pensionua’ përgjithmonë në bodrumin e një dyqani tjetër – Selfridges.

Në vitin 1980, teknologjia e re nënkuptonte se një pajisje mund të bëhej më e vogël dhe të jetë më e lëvizshme dhe më e dobishme për një grup më të gjerë njerëzish.

Sigsaly ishte një sistem i madh i enkriptimit të të folurit i përdorur në Luftën e Dytë Botërore

Makina Brahms përfshin atë që duket si një telefon normal, por me një buton në njërin skaj. Ajo shtypej dhe fjalimi shndërrohej në kode dixhitale.

Një çelës i veçantë enkriptimi – i mbajtur në një shirit letre në çantë dhe i cili ndryshohej çdo ditë – i dekodonte ato shifra. Kjo dërgohej më pas në një linjë telefonike normale.

Vetëm një çantë tjetër me të njëjtin çelës në shiritin e saj prej letre mund ta zhbllokonte mesazhin dhe t’i kthente shifrat në një zë të ngjashëm përmes makinës në skajin tjetër.

Kushdo që e përgjonte atë linjë telefonike do të dëgjonte vetëm fërshëllima.

Vetëm një person mund të fliste në të njëjtën kohë dhe nuk ishte i shpejtë – duke transmetuar me 2.4 kilobajt për sekondë (shpejtësia mesatare aktuale e brezit të gjerë të transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar është më shumë se 21 mijë herë më e shpejtë).

Një buton në telefonin Brahms lejoi që zëri i telefonuesit të kodohej

Kishte një të metë. “Zërat e zonjave nuk dilnin shumë mirë”, thotë Mike me ndjesë, “për shkak të frekuencës së lartë”.

Megjithatë, klientja kryesore e makinës ishte kryeministrja e parë grua e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.

Për provën e parë të huaj të Brahmsit, Mike iu dha një detyrë e stilit të James Bondit për të dorëzuar pajisjen në një kështjellë në alpet zvicerane, ku Thatcher ishte me pushime.

Mike u bë lajmëtari i përkohshëm i Mbretëreshës ku kishte të rezervuar dy vende në një fluturim për në Gjenevë – një për të dhe një për makinën. Atij iu tha se do të takohej me një burrë që bartte një zarf ngjyrë kafe në momentin e arritjes.

Kur arriti në kështjellë, atij iu ofrua një armë. Ai nuk pranoi.

Identiteti i krijuesit të Brahms, Mike, i cili flet me Gordon Corera, është ende i fshehtë pas 40 vitesh

Brahms u përdor në Luftën e Falklands të vitit 1982. Thatcher e përdori atë për të komunikuar me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila gjë bëri që të kenë edhe suksese ndaj të anijes së marinës argjentinase, “General Belgrano”.

Ndërkohë, Stephanie – përsëri vetëm emri – punonte me turne në një zyrë speciale 24-orëshe të GCHQ që merrej me inteligjencën, transmeton Telegrafi.

“Ishte më shumë si një lodër burrash”, kujton ajo, pak e mërzitur, pasi punëtorëve gra u tha të mos e përdornin Brahmsin.

Por në orët e para të një mëngjesi, cingëroi Brahmsi. Nuk kishte burra në orarin e punës.

“Pra, të gjithë shikuam njëri-tjetrin dhe thamë ‘Epo, nuk ka burra në zyrë, kështu që njëri prej nesh do të duhet të përgjigjet në telefon’. Kështu, shkova dhe e mora atë”, pohoi ajo.

Personi në anën tjetër dëshironte të përcillte një mesazh të inteligjencës britanike.

“Ne e dinim se çdo informacion që po dërgonim te miqtë tanë ishte domethënës”, deklaroi ajo, duke kujtuar rëndësinë e punës së tyre që do të reflektohej në lajmet televizive.

Telefoni Brahms u përdor nga Margaret Thatcher gjatë Luftës së Falklands

Pas pushtimit të Ishujve Falkland, GCHQ-së iu desh të rritej shpejt, nga vetëm një ose dy analistë që punonin në të në më shumë se 6000 gjatë luftës së shekullit të kaluar.

Brahms nënkuptonte se ata shpesh mund të telefonoheshin nga ata që kishin nevojë për to.

Në makinën Brahms, ka udhëzime se çfarë duhet bërë në rast urgjence. Po sikur ta përdorni makinën fshehurazi diku si një dhomë hoteli jashtë shtetit, ku do të ketë bastisje dhe do të kapet pajisja?

Mike i kujton mirë opsionet.

Fikni pajisjen dhe më pas gjeni një mënyrë për të hequr shiritin e çelësit. “Shkatërroni. Digjni. Në rastin e fundit, mund ta hani”, shpjegon me buzëqeshje Mike.