Shtyhet afati i komisionit hetimor për inceneratorët

Komisioni parlamentar për Rregulloret dhe Mandatet ka vendosur të pranojë kërkesen e PD për zgjatjen deri më 25 Shkurt të afatit të punës për Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ky komisioni do rinisë nga puna të hënën dhe në krye të listës së personave që do të thirren për të dëshmuar është Kryeministri Edi Rama.

Ky vendim është përshëndetur dhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ajo shkruan në Twitter se përgjegjësia është çelësi i demokracisë dhe se forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri.

Kim shkruan se mirëpret vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët dhe ju bën thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura, duke siguruar se ky proces do të ndiqet nga afër nga SHBA.