Shteti Islamik njoftoi vdekjen e liderit të tij

Grupi i Shtetit Islamik (SHI), i mundur në Irak dhe Siri, sot njoftoi  vdekjen e liderit të tij Abu Hasan al-Hashimi al-Kurashi, duke saktësuar se ai është vrarë “duke luftuar kundër armiqve të Zotit”.

Në një mesazh audio, zëdhënësi i grupit xhihadist, Abu Omar al-Muhaxhir, njoftoi se ishte emëruar një “kalif i ri i myslimanëve”, Abu Al-Hysein al-Hyseini al-Kurashi.

Zëdhënësi në mesazhin e tij nuk tregoi se si vdiq lideri i grupit, i cili është irakian.

Pas ngritjes  në vitin 2014 në Irak dhe Siri, dhe pushtimit të territoreve të mëdha, SHI përjetoi  përmbysjen e “kalifatit” të vetëshpallur nën ndikimin e ofensivave të njëpasnjëshme në këto dy vende, në vitin  2017 dhe 2019.

Që atëherë, organizata është destabilizuar disa herë duke vrarë ose arrestuar drejtuesit e saj.

Udhëheqësi i parë i SHI, Abu Bakër al-Bagdadi al-Kurashi, u vra në një sulm amerikan në Siri në vitin 2019 dhe pasardhësi i tij u eliminua në shkurt në një operacion nga forcat speciale amerikane në veriperëndim të atij vendi.