Shtetasja e Shqipërisë e shantazhon gjilanasin duke i kërkuar para

Me 18.03.2022 në Gjilan, një burrë ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para. 

E dyshuara është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  rasti në procedurë hetimore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rasti i shantazhit ka ndodhur me 14 mars të këtij viti rreth orës 9:10.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra e shantazhit dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.