Shtetasi i Maqedonisë kapet me orë me vlerë 115,000 euro
Shkup, 10 shkurt – Dogana serbe dhe policia e vendkalimit kufitar Preshevë parandaloi një përpjekje për kontrabandim të një ore luksoze “Patek Filip” nga ana e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut me vlerë prej 115.000 euro, për shkak të së cilës është ndalur edhe automjeti “porshe” me të cilin udhëtari ka arritur në vendkalimin kufitar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Vlera e përgjithshme e kontrabandimit të zbuluar arriti gati 30 milion dinarë (9255.000 euro), kumtuan nga Drejtoria Doganore e Serbisë.
Kjo përpjekje jo e përditshme për kontrabandim është zbuluar dje paradite kur në dalje të vendkalimit kufitar Preshevë ka arritur një automjet “porshe” me targa të Gjermanisë i vozitur nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.