Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Bullgari, kishte fletarrest ndërkombëtar

Policia bullgare në vendkalimin kufitar Gjushevë/Deve Bair e ka arrestuar 53-vjeçarin shtetas i Maqedonisë N.E. bazuar në një urdhër arresti evropian të lëshuar nga një gjykatë në kryeqytetin çek, Pragë.

Sipas Prokurorisë Publike të Sofjes, gjatë verifikimit të dokumenteve të identifikimit personal, punonjësit e policisë në pikën kufitare konstatuan se Gjykata e Pragës kishte lëshuar një urdhër arresti evropian për arrestimin dhe ekstradimin e N.E. nën akuzën për “larje parash, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe tregtim të tyre”.

Urdhër arresti ndaj N.E. është lëshuar për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg, i cili është dënuar nga një gjykatë çeke.

Prokuroria bullgare bën me dije se ka lëshuar urdhër për mbajtjen në paraburgim N.E. deri në përfundimin e procedurës për ekstradimin e tij.