Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive të prindërve

Ministria e Financave, ka njoftuar se në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve është përzgjedhur për verifikim shtesë.

Ky hap ka për qëllim të sigurojë se prindërit dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

Në një komunikatë, Ministria ka theksuar se “Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në E-Kosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”.

Për ata që nuk kanë pranuar njoftim nga E-Kosova ose një email nga Ministria e Financave, është theksuar se “nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim”. Programi i shtesave për fëmijë do të vazhdojë “si zakonisht”, dhe prindërit do të marrin shtesat çdo muaj në llogaritë e tyre.

Ministria e Financave ka ftuar qytetarët që për çdo pyetje ose paqartësi të kontaktojnë për informacion të mëtejshëm.