Shtatë persona të arrestuar në Shtip, bënin tregëti me drogë
Shtip, 19 gusht – MPB informon se gjatë ditës së djeshme SPB Shtip, në përputhje me planin operativ “Verë e sigurt 2022”, ndërmori një sërë masash dhe aktivitetesh në fushën e tregtisë së paligjshme të drogës, me çka e ka privuar nga liria M.M. (30), ZH.M. (21), N.T (18), G.S. (19), S.G. (18), D.A. (19) dhe F.T. (19).
“Gjatë kontrolleve, bastisjeve të banesave dhe automjeteve të pasagjerëve, u gjet marihuanë, si dhe mbetje të drogave të tjera narkotike dhe prekursorëve”, deklarojnë nga MPB-ja.
Të njëjtën ditë, gjatë kontrollit në Burgun e Shtipit, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri. Gjatë kontrollit të një objekti hotelierik janë gjetur pas mesnate shtatë të mitur të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre.
“Pas përfundimit të rasteve ndaj personave nga SPB Shtip do të dorëzohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

