Shqiptohen 264 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 27 prill – Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë shqiptuar 264 sanksione.

Prej tyre shtatëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lajuar. Poashtu është konstatuar se 81 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 183 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB