Shqiptohen 236 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 22 mars – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 236 shoferë, prej tyre gjashtë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre automjete ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 127 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 136 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.