Shqiptohen 144 sanksione për tejkalim në mënyrë jo të rregullt

Shkup, 7 maj – Gjatë mbrëmjes së kaluar Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët në mënyrë të parregullt tejkalojnë automjetet.

Numri më i madhe i kundërvajtjeve-95 kanë të bëjnë me tejkalim në vende ku tejkalimi është i ndaluar, kurse 22 sanksione për tejkalime në vende në të cilat nuk ka dukshmëri të mjaftueshme.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.