Shqiptohen 137 kundërvajtje në komunikacion në Shkup
Shkup, 3 mars – Janë shqiptuar 137 kundërvajtje në komunikacion në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet e përforcuara të zbatuara gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtuan se 41 sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 masa për automjete të parregullta dhe të paregjistruara, shtatë për drejtim të automjetit pa patent shoferi, nga katër masa për përdorim të celularit, gjegjësisht për kalim në dritë të kuqe, tre për foli të pacertifikuara (xhama të errësuar), , 43 për parkim të parregullt.
“Kontrollimet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

