Shqiptari Ylli Ujka merr Çmimin e Madh “Ekselenca e Italisë 2025” në Sanremo

Ylli Ujka, njeriu që po bën histori në Tiranë me projektin e tij “Grand Park Skyline” ka marrë çmimin e madh në Itali “Ekselenca e Italisë 2025” në Sanremo. Ai është bashkë me Çesk Ivanaj që po investojnë nga Milano në Tiranë.
Pas këtij çmimi ai shkruan: “Sot është një moment i veçantë për mua! Marrja e çmimit “Ekselenca e Italisë 2025″ në Sanremo është jo vetëm një arritje personale, por edhe një vlerësim për gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur ndër vite. Ky çmim është një shtysë për të vazhduar përpara, për të ndjekur objektiva edhe më të mëdha dhe për të sjellë projekte që lënë një ndikim pozitiv në komunitetin tonë.
Një falënderim i madh për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim – miqtë, partnerët dhe të gjithë ata që besojnë në vizionin tim. Me mbështetjen tuaj, jam i motivuar për të realizuar sfida të reja dhe për të sjellë projekte novatore si Grand Park Skyline, që po ndryshon standardet e luksit dhe inovacionit në Tiranë.
Ky është vetëm fillimi! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe motivimin e vazhdueshëm”- përfundon ai.