Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan ndërsa ndodheshin në banesën e tyre në Greqi, është shprehur se viktimave tradhtonte.

Sipas mediave greke 40-vjeçari, para autoriteteve përkatëse ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë po bënte në momentin kur vrau gruan.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur”, ka thënë ai.

“Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm.”- është shprehur ai.