Shpërthime të pazakonta nënujore në Finlandë pranë ‘Nord Stream’
Instituti i Sizmologjisë i Universitetit të Helsinkit regjistroi 5 shpërthime të pashpjegueshme nënujore në Gjirin e Finlandës, brenda ujërave territoriale ruse. Ekspertët finlandezë theksojnë se nuk mund të dinë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet.
Katër shpërthimet ndodhën të enjten e kaluar në një interval kohor 12:35, 14:02, 17:54 dhe 18:33 me orën lokale. Një tjetër shpërthim i përmasave të ngjashme u regjistrua në të njëjtën zonë të premten.
Një pjesë e gazsjellësit Nord Stream kalon në zonën e aktivitetit sizmik, por distanca e saktë nga gazsjellësi nuk është përcaktuar, raportojnë mediat lokale.
Incidenti vjen pas sabotimit të tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream” në fillim të shtatorit në brigjet e Danimarkës. Hetimet për këto janë ende duke u kryer , ndërkohë që Moska dhe SHBA kanë vijuar me akuza të ndërsjella.