Shpërthime gjatë natës në Krime, Ukraina rrëzon dronët rusë në Poltava

Një sërë shpërthimesh u dëgjuan gjatë natës në pjesën perëndimore të Krimesë së pushtuar, raportojnë mediat ukrainase.
Shpërthimet ndodhën në Yevpatoria, rreth 65 km në veri të Sevastopolit dhe në fshatin Chornomorske. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Yevpatoria, një prej të cilëve u dëgjua edhe në pjesën veriore të Sevastopolit. Ndërkohë, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar pesë mjete ajrore ruse pa pilot (UAV) mbi rajonin e Poltava.