Shpërthim në një termocentral në Japoni
Një shpërthim ka ndodhur në një nga termocentralet e Japonisë të mërkurën, njoftoi policia, transmeton Anadolu.
Shpërthimi u raportua në termocentralin në provincën qendrore Aichi, raportoi Kyodo News.
Policia tha se nuk kishte raportime për ndonjë lëndim në fabrikën e cila është në menaxhim të përbashkët nga Tokyo Electric Power Company Holdings Inc. dhe Chubu Electric Power Co.

