Shoqërohet në stacion policor Drini, nipi i Ali Ahmetit

Shkup, 30 dhjetor – Arrestohet Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, mëson “Skopje1”. Ai ndodhet në stacionin policor “Beko”.
Drin Ahmeti është ndaluar nga ekipi i i njësisë speciale “Tigrat”. Ata e pyetën dhe kontrolluan makinën e tij.
Sipas disa burimeve, në makinën e tij Range Rover është gjetur një sasi e madhe e mjeteve piroteknike.
Tregtia e mjeteve piroteknike është e ndaluar. Për shkak të kësaj ndaj Drin Ahmetit pritet të ketë procedurë penale.
Kurir.mk ka kërkuar përgjigje nga MPB-ja, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje prej tyre.
Ndryshe, Drin Ahmeti është nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe së fundmi bashkëpronar i qendrës tregtare “Soravia”.
“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.