Shkup/ Veturë e policisë rrokulliset dhe bie në kanal

Një veturë e policisë është rrokullisur dhe ka rënë në një kanal në lagjen Jurumleri të Shkupit, përcjellë Zhurnal.

Te aksidenti ka ardhur pasi veturës së policisë rrugën ia kishte prerë një tjetër veturë, e cila gjithashtu kishte goditur pak atë.

Në aksident nuk ka persona të lënduar. Më tepër detaje priten nga MPB./Zhurnal.mk