Shkup/ Sanksionohen 248 shoferë

Shkup, 4 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 248 masa.

Siç bëri të ditur MPB, prej të cilëve 60 për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, 13 kundërvajtje për këmbësorët.

Janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kalim në semafor të mbyllur, 72 sanksione për mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar..

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB u apelojmë qytetarëve t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.