Shfaqja e fishekzjarreve kthehet në tragjedi, vdesin nëntë persona

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi.

Nëntë persona vdiqën si pasojë e një rrëmuje që u krijua në një qendër tregtare në Kampala të Ugandës

Kjo pas një shfaqjeje të fishekzjarrëve jashtë qendrës tregtare “Freedom City”, njoftoi policia shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

“Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe kanë dërguar të plagosurit në spital, ku janë konfirmuar të vdekur gjithsej 9 persona” , njoftuan organet e rendit.