Shfaqet filmi dokumentar „Ohrid and beyond” me rastin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Në organizim të Qendrës për hulumtime dhe analiza evropiane “Europrospera” dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive sot u shfaq filmi dokumentar „Ohrid and Beyond” me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Filmi dokumentar është incizuar në vitin 2002 nga Institute for War & Peace Reporting UK, dhe është i financiar nga USAID dhe IOM.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi vlerësoi se dokumentari është edicion i shkëlqyer për të gjithë atë që ka ndodhur në vitin 2001 dhe 2002 dhe theksoi se në dokumentar të gjithë protagonistët e Marrëveshjes së Ohrit, i shprehin përvojat e tyre rreth negociatave dhe e komentojnë dokumentin.

“Do të keni mundësi të dëgjoni qëndrime nga Branko Cërvenkovski, Lupço Georgievski, Xhejms Perdju, Havier Solana, Ali Ahmeti, Arbën Xhaferi, Imer Imeri dhe të gjithë protagonistët e tjerë të cilët kanë marrë pjesë në negociatat e Marrëveshjes së Ohrit i shprehin përvojat e tyre rreth negociatave dhe e komentojnë dokumentin. Më interesojnë shumë përshtypjet e juaja 20 vite pas xhirimit të këtij filmi dokumentar dhe rreth qëndrimeve që do të shprehen në këtë dokumentar në perspektivën tonë nga pikëpamja e sotme”, informoi Grubi.

Siç theksoi Qendra për Shëndet Publik (QSHP) do t’i zbatojë protokollet shëndetësore për shënimin e nesërm të 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ndërsa për këtë çështje tha se e ka kontaktuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Paraprakisht, Grubi sot mori pjesë në tribunën me temë “Kauza shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”, në organizim të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni. Para kësaj, ai vendosi lule para përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup.