Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel

Shkup, 16 janar – Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Belgjikës, ku nesër dhe pasnesër në Bruksel do të marrë pjesë në konferencën e rregullt të Komitetit ushtarak (KU) të NATO-s.

Gjenerali Gjurçinovski merr pjesë në diskutimet për disa çështje të cialt kanë rëndësi strategjike për Aleancën.

Në sesione të veçanta, siç informoi Shtatmadhoria e Armatës, do të shqyrtohen nevojat dhe planet për rritje të interoperabiloitetit, përforcimi dhe zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve, mbrojtja e integruar kundërajrore dhe raketore, adaptimi ndaj kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme dhe çështje të tjera.

Në konferencë dë të mbahet edhe sesioni i këshillit NATO – Ukrainë, ku në format të shefave të Shtatmadhprive do të bisedohet për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, situatën aktuale dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e NATO-s për Ukrainën, si dhe sesione bisedimesh me partnerët nga Rajoni indo-paqësor.

Konferencën do ta kryesojë kryesuesi me Komiteitn ushtaral, admirali Rob Bauer, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe komandanti i Komandës supreme aleate, gjenerali Kristofer Kavoli dhe zëvendësi i Komandës supreme aleate për transformim, gjenerali Kris Badia. Paraqitje do të kenë edhe sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe zëvendësi i tij, Mirçea Xhoana.

Gjatë konferencës, gjenerali GJurçinovski do të bisedojë me kolegët nga NATO-ja për disa tema të cilat janë me interes të ndërsjelltë bilatera në mbrojtje.