SHBA vendosi sanksione të reja ndaj kompanisë ushtarake private ruse “Vagner”

SHBA-ja sot vendosi sanksione shtesë ndaj kompanisë ushtarake private ruse “Vagner”, kumtoi Ministria e Financave.

Ministria amerikane njoftoi se e ka caktuar grupin “Vagner” si një “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale”.

“Personeli i Vagnerit ishte i angazhuar në aktivitete serioze kriminale, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Me sanksionet ngrihet çdo pasuri amerikane që “Vagneri” mund të ketë dhe i ndalojnë qytetarët e SHBA-së të sigurojnë fonde, mallra ose shërbime për grupin.

Ministria amerikane e Financave, gjithashtu vendosi  sanksione shtesë ndaj “Vagnerit”, duke e akuzuar grupin si përgjegjës ose pjesëmarrës  në zhvendosjen e detyruar të civilëve dhe sulmet ndaj spitaleve në Republikën e Afrikës Qendrore.

Uashingtoni  theksoi edhe entitete të tjera që i akuzon  se i mbështesin operacionet ushtarake të grupit “Vagner”  në Rusi, duke përfshirë kompaninë aksionare “Tera Teh” me seli  në Rusi dhe Institutin Kërkimor të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore “Çangsha Tiani” në Kinë.