SHBA mirëpret projektin e energjisë bërthamore me Poloninë
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka mirëpritur lajmin se Polonia ka zgjedhur “Westinghouse”, një kompani amerikane e produkteve dhe teknologjive bërthamore, për të ndërtuar centralin e parë bërthamor në vend.
” ‘Westinghouse’ do të jetë partneri i Polonisë në ndërtimin e centralit të parë bërthamor nga dy të planifikuar, në provincën veriore të Pomorskie”, konfirmoi dje ne mbremje, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki.
“Pas bisedimeve me zëvendëspresidenten, Harris dhe sekretaren amerikane të Energjisë, Jennifer Granholm, ne konfirmojmë se projekti ynë i energjisë bërthamore do të përdorë teknologjinë e besueshme dhe të sigurt të “Westinghouse Electric Company”, shkroi Morawiecki në Twitter.
“Në bisedat e mia me kryeministrin e Polonisë, Morawiecki në Varshavë e bëra të qartë se partneriteti i SHBA-së në këtë projekt është i dobishëm për të gjithë ne. Ne mund të adresojmë krizën klimatike, të forcojmë sigurinë energjetike evropiane dhe të thellojmë marrëdhëniet strategjike SHBA-Poloni”, shkroi Harris në Twitter.