SHBA me akuzë ndaj Rusisë për kallëzimin e ri penal kundër Navalnit
SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga përshkallëzimi rreth keqtrajtimit ndaj Aleksej Navalnit nga ana e Kremlinit dhe shpërfillja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut, deklaruan nga Departamenti amerikan i shtetit.
Shqetësimi buron nga një kallëzim i ri kundër liderit opozitar rus “për kinse propagim të ekstremizmit, thirrje për terrorizëm, financim të aktiviteteve ekstremiste dhe rehabilitim të nazizmit”, deklaroi mbrëmë zëdhënësi Ned Prajs.
“Këto ankesa mund të rezultojnë me gjithsej 30 vjet burg. Dhe vetëm dy ditë para se të ngritën këto akuza skandaloze, gjykatat e apelit në Moskë ka refuzuar ankesën e fundit të Navalnit. Sot bëhen 644 ditë nga burgimi i padrejtë ndaj Navalnit”, tha ai.
Shtoi se “këto referenca tragjikomike dhe cinike të nazizmit nuk mund të mashtrojnë askënd jashtë kufijve dhe gënjeshtrave nga autoritetet ruse të imponuara mbi popullsinë e Rusisë më ndihmën e censurës dhe dezinformimit, keqtrajtime të paligjshme, persekutim dhe burgosje e qytetarëve rusë që dëshirojnë të praktikojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe liritë themelore”.
“Ne edhe një herë i bashkëngjitemi familjes, kolegëve dhe mbështetësve të Navalnit në mbarë botën në thirrjen për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pa kusht”, tha Prajs.