SHBA-ja kërkon takim të Këshillit të Sigurisë së KB-së për Korenë e Veriut

Uashingtoni zyrtar kërkoi nga Këshilli i Sigurisë së KB-së nesër të mbahet takim për Korenë e Veriut.

Kërkesa për takim pasoi pasi Pheniani i hodhi më shumë projektile, duke e përfshirë edhe një raketë interkontinentale balistike të pasuksesshme, njoftuan agjencitë botërore.

Kërkesën e mbështetën edhe anëtare të tjera të Këshillit, Britania e Madhe, Franca, Shqipëria, Irlanda dhe Norvegjia.

Këshilli i Sigurisë i KB-së për një kohë të gjatë ia ndaloi Koresë së Veriut kryerjen e testimeve bërthamore dhe të lansojë raketa balistike, ndërsa ndër vite i përforcoi sanksionet kundër Phenianit në përpjekje për ta ndërprerë financimin e këtyre programeve.