SHBA-ja i kërkon Australisë të dërgojë anije luftarake në Detin e Kuq kundër sulmeve të grupit Houthi

SHBA-ja i ka kërkuar Australisë që të bashkohet task-forcës detare të udhëhequr nga Washingtoni në Detin e Kuq për të zmbrapsur shënjestrimin e anijeve izraelite nga grupi Houthi, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Ministri australian i Mbrojtjes Richard Marles ka thënë se Canberra po shqyrton kërkesën e Washingtonit, por se fokusi është në përpjekjet detare më “afër shtëpisë”, raportoi ABC News.

“Dua të theksoj se fokusi i përpjekjeve tona është në rajonin tonë të afërt dhe dislokimet e rajonale në të cilat jemi angazhuar gjatë muajve të fundit”, citoi transmetuesi të ketë thënë Marles.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se është i gatshëm të ndihmojë në formimin e një task-force detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq pas një serie sulmesh të grupit jemenas Houthi ndaj anijeve që besohet se janë në pronësi izraelite, në kohën kur po vazhdojnë sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Grupi Houthi më 19 nëntor njoftoi sekuestrimin e anijes se mallrave “Galaxy Leader”, në bashkëpronësi të një kompanie izraelite, duke thënë se kjo masë ishte në solidaritet me “rezistencën palestineze në Rripin e Gazës”.