Shantazhonin persona të ndryshëm, tre të rinj në pranga në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Tiranë kanë vënë në pranga tre të rinj nën akuzën e rëndë “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.

L. K., 20 vjeç dhe dy të miturit të moshës 16 dhe 17 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.