Shalenberg: Zgjidhja me Bullgarinë është afër, BE-ja të tregojë forcë gjeopolitike dhe t’i fillojë negociatat

Shkup, 10 maj – Bashkimi Evropian ndodhet para një vendimi të madh gjeostrategjik. Instrumenti më i rëndësishëm kundër kësaj lufte në tokën evropiane është perspektiva dhe zgjerimi i BE-së. Kjo është një detyrë gjeopolitike e BE-së dhe zgjerimi nuk ka qenë asnjëherë kaq e rëndësishëm. Prandaj konsideroj se sa më shpejt duhet të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi sot në Shkup shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Shalenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të jashtme Bujar Osmanin.

Lidhur me çështjen me Bullgarinë, Shalenbergu vlerësoi se zgjidhja është afër.

“Sot jam në Shkup dhe në të vërtetë më inkurajon që shoh se po i ofrohemi zgjidhjes së problemit. Të gjitha pjesët e enigmës janë në tryezë dhe tani duhet vetëm tÇi bashkojmë. Dhe shpresojmë se para fillimit të verës do të vijë në atë fillim. Austria dëshiron të japë kontribut dhe do të jetë solidare me Maqedoninë e Veriut në ato hapa para negociatave, sepse është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Ju jeni fqinj të afërt të BE-së, jeni të rrethuar me vendet anëtare të BE-së. Të gjitha vendet të cilat deri më tani nuk janë anëtarësuar, është e rendit të inkuadrohen në Union”, theksoi Shalenbergu.

Ai theksoi se negociatat zgjasin me muaj, me vite, por edhe nuk mundet njëra palë të lëshojë, ndërsa tjetra të fitojë.

“Këto janë disa gjëra të vogla që duhet të zgjidhen ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, Por, konsiderojmë se nuk mundet njëra palë të lëshojë, ndërsa tjetra të fitojë. Ne konsiderojmë se këtu duhet të ketë një gjuhë të përbashkët. Por, këto janë në të vërtetë çështje të ndjeshme. Unë vij nga Evropa Qendrore ku gjithashtu po përballemi me probleme të këtilla, veçanërisht në fillim të vitit 200. Ndërkaq, BE-ja është ajo që është korniza ku duhet të diskutohen këto çështje dhe ku duhet të racionalizohen këto çështje. Kjo është në fakt qasja që ne e mbështesim. Mendoj se edhe në bisedimet me shumë përfaqësues do të shohim ku mundemi ne të ndihmojmë në ato hapa, ndërkaq edhe një herë do të doja të theksoj se të dyja qeveritë, të dyja shtetet tashmë i kanë pjesët përbërëse të enigmës. tani është koha të bashkohen për të njëjtën gjë”, porosit ai.

Shalenbergu, i cili dje ishte për vizitë në Sofje, deklaroi se nuk mund të thotë se për çfarë është biseduar me përfaqësuesit bullgarë, por theksoi se është i inkurajuar.

Shefi i diplomacisë austriake përkujtoi se këtyre shteteve u është premtuar perspektivë evropiane dhe se fjala do të mbahet.

“E dimë që për shkak të luftës në Ukrainë dhe më e rëndësishme është që BE të tregojë kredibilitet dhe kjo për mua është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe unë në të vërtetë shpresoj se do të ketë disa kërcënime se negociatat do të ndërpriten. Megjithatë, ndërkaq, bëhet fjalë për interes reciprok dhe se duhet të stabilizohet i gjithë rajoni dhe e gjithë kjo do të kontribuojë në këtë. Po, kemi dy vende që tashmë i kanë filluar negociatat dhe të dyja shtetet që duhet t’i fillojnë, dhe ato shtete në të vërtetë duhet të krijojnë fakte – Shqipëria dhe Maqedonia e veriut duhet të bëjnë një hap përpara dhe t’i fillojnë përfundimisht me negociatat, nënvizoi ai.

Shalenbergu tha se asnjë shtet deri më tani nuk ka kontribuar aq shumë për stabilitetin në rajon sa Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Osmani theksoi se Austria është partner strategjik për shkak të konsistencës dhe mbështetjes që ia jep Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për Maqedoninë e veriut dhe se konsistenca manifestohet edhe në Bruksel, në Shkup dhe Sofje dhe për këtë shprehim falënderim.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për inkurajimin që Austria ia jep vendit. Kë kesh një mik si Austria në afërsi të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme. Folëm Maqedonia e Veriut si partner kredibil i BE-së, vendi e harmonizoi legjislacionin e vet 45 për qind për me atë evropian. Folëm për domosdoshmërinë nga lidershipi strategjik i BE-së ndaj rajonit”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së veriut tha se Unioni tani duhet të tregoj lidershipin e tij që e tregoi në vitin 2014.

Osmani, gjithashtu, përkujtoi se Austria është investitori i parë në vend me mbi 50 kompani më të mëdha austriake që janë të pranueshme këtu, me çfarë po hapen edhe vende të reja pune në shtet.

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/1089117021641605