Sërish kolona të gjata në Merdar, rreth 7 orë pritje për ta kaluar kufirin me Serbinë

Në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdar edhe sonte kanë vazhduar pritjet e gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 20:18) bashkatdhetarët tanë po presin mbi gjashtë orë e gjysmë për të hyrë në Serbi nëpër pikë-kalimin kufitar në Merdar, kurse kolona e automjeteve ka shkuar deri në 1.2 km, raporton Telegrafi.

Pritje të gjata deri në një orë për të hyrë në Serbi janë regjistruar edhe në Jarinje.

Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se 5-15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.