Sekuestrohen dy kilogramë heroinë në VK “Tabanoc”

Shkup, 3 shkurt – Nëpunës policor të Departamentit për polici kriminalistike- Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dje në Vendkalimin kufitar “Tabanoc” e kanë privuar nga liria personin J.F (31) nga f. Nikishtan i Shkupit dhe A.B (18) nga Kroacia me çka është parandaluar transporti ndërkombëtar me heroinë destinuar për në Kroaci, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Gjatë kontrollit të autobusit të agjencisë turistike nga Shkupi, nëpunësit policor në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë doganore në bagazh kanë gjetur dhe marrë rreth dy kilogramë heroinë.

“Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve operative është konstatuar se shtetasi i Maqedonisë së Veriut J.F është kryerës i veprës penale sipas nenit 215 të Kodit penal dhe kundër tij sot SPB Kumanovë deri te PTHP Kumanovë do të ngritë kallëzim penal”, informojnë nga MPB-ja.