Secili mund të paraqesë iniciativë për ndalesën e punës së organizatave para prokurorit publik
Shkup, 15 gusht – Ligji ekzistues për shoqatat dhe fondacionet jep mundësi që secili të mund të paraqesë iniciativë për ndalesën e punës së organizatave para prokurorit publik kompetent.
Në nenin 66 nga Ligji për shoqatat dhe fondacionet theksohet se nëse prokurori themelor publik kompetent sipas selisë së organizatës sipas detyrës zyrtare ose sipas iniciative të paraqitur vlerëson se ekzistojnë arsye për ndalesën e punës së organizatës në pajtim me këtë ligj, do të paraqesë propozim tek gjykata kompetente. Procedura e ndalesë është urgjente, parashikon Ligji.
Në nenin 65 të ligjit, megjithatë, parashikohet se në cilat raste ndalohet puna e organizatave. Edhe atë nëse: veprimi i saj ka për qëllim prishjen me dhunë të rendit kushtetues, nxitjen dhe thirrjen e agresionit ushtarak dhe diskutimin e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore ose fetare, aktivitete që lidhen me terrorizmin ose ndërmerr veprimtari që janë në kundërshtim me Kushtetutën ose ligjin dhe dëmton vetveten liritë dhe të drejtat e personave të tjerë.
Paraprakisht sot nga Ministria e Drejtësisë për MIA-në informuan se grupi i punës këto ditë do të caktojë takim në të cilin do të diskutohet për Ligjin e ri për shoqata dhe fondacione. Ligji ekzistues është sjell në vitin 2016, ndërsa zbatimi i tij në praktikë tregon disa dobësi, vlerësojnë nga Ministria.
Pasi organizatat dhe institucionet këto ditë reaguan për regjistrimin e shoqatave bullgare në vend, nga Ministria e Drejtësisë theksuan se tek ta nuk është dorëzuar kërkesë për dhënien e mendimit pozitiv për miratimin e emrit të shoqatave “Mbretit Borisi i Tretë” dhe “Mbreti Ferdinand”.
Në prill të këtij viti në Manastir u hap Qendra kulturore “Vanço Mihajlov”, më pas u regjistrua Shoqata “Mbreti Borisi i Tretë” ndërsa shpërndahet edhe informacioni se edhe në Bogdanci po përgatitet shoqatë e re bullgare, e cila sipas paralajmërimeve duhet ta mbajë emrin e Mbreti Ferdinandit, babait të Mbreti Borisit të Tretë.
Komuniteti hebre dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë para disa ditëve kumtuan se me regjistrimin e shoqatës “Mbreti Borisi i Tretë” në vendin tonë po glorifikohet nazizmi, fashizmi dhe po përhapet gjuha e urrejtjes.