Sasho Dukoski zgjedhet kryetar i ri i Odës tregtare

Shkup, 11 gusht – Sasho Dukoski është kryetari i ri i Odës tregtare pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, i cili u zgjodh unanimisht në seancë të Kuvendit.

Fokusi i aktiviteteve të Dukoskit në periudhën e ardhshme, siç thuhet në kumtesën e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, do të vendoset në krijimin e kushteve më të mira për aktivitetet e biznesit në sektorin e tregtisë dhe përforcimin e kapaciteteve të Odës tregtare.

“Rritja e anëtarësimit aktiv në Odë, e cila është organizata më e numërt në vend, duke theksuar përfitimet e funksionimit të odave do të jetë një nga prioritetet kryesore në periudhën e ardhshme. Partner ynë i rëndësishëm për bashkëpunim janë organizatat e konsumatorëve, prandaj do të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në këtë segment. Një fokus i veçantë do t’i përkushtohet luftës kundër ekonomisë së zezë, domethënë inkurajimi i autoriteteve kompetente për zbulimin dhe shkatërrimin e aktiviteteve të biznesit ilegal dhe joligjor në kundërshtim me rregulloret ligjore”, deklaroi kryetari i Odës tregtare.

Dukovski me profesion është magjistër i shkencave teknike dhe ekonomike, me një eksperiencë të pasur pune shumëvjeçare në banka, në sektorin publik dhe privat. Ai është bashkëpronar i dyqaneve të njohura italiane të stolive nga ari dhe diamanteve – SIGMA.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Lidhja falënderon kryetarin e mëparshëm të Odës tregtare për kontributin e tij të rëndësishëm në aktivitetet dhe rezultatet e arritura, Mihail Kirkov, i cili ndërmerr funksion të ri në strukturën drejtuese të Lidhjes, si nënkryetar për bashkëpunim të jashtëm.

Në seancën e sotme të Kuvendit u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të organeve drejtuese të Odës tregtare.