Sanksionohen 441 shoferë të motoçikletave

Shkup, 19 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën prej 12 deri më 18 shtator ka kryer kontroll të përforcuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve që i shkaktojnë shoferët e motoçikletave, gjatë së cilës u sanksionuan 441 shoferë.

Prej tyre, 246 shoferë nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë vozitjes, 110 kanë qarkulluar pa patentë shofer, katër kanë qenë nën ndikimin e alkoolit si dhe janë sekuestruar tre motoçikleta për shkak të skadimit të afatit të regjistrimit.

Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kumtoi MPB-ja.