Sanksionohen 266 shoferë për ngasje të shpejtë

Shkup, 22 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sanksionuar 266 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara pas aksionit të përforcuar të djeshëm në territorin e mbarë vendit.

Prej tyre 10 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa tre janë mbi 70 kilometra në orë.

Siç ka informuar MPB, 157 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e banuar, ndërsa 109 jashtë zonës së banuar.

Nga MPB paralajmërojnë se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojnë aksionet e përforcuara të kontrollit dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit që bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.