Sanksionohen 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Shkup, 11 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, vazhdoi me aksionet e përforcuara të kontrollit në sferën e komunikacionit, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 masa, prej të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 69 sanksione.

Siç bëri të ditur MPB, janë shqiptuar edhe nëntë masa për vozitje pa patentë shoferi, 12 sanksione për kundërvajtje të cilat i bëjnë shoferët e motoçikletave, pesë masa për vetura të paregjistruara, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkë të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë.