Sanksionohen 175 shoferë në Shkup

Shkup, 12 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba, prej të cilave 89 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 15 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Siç njoftojnë nga MPB, janë shqiptuar tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër gjoba për shoferët e motoçikletave, katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, 47 për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve t’u përmbahen rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftuan nga MPB.