Sanksionohen 119 shoferë në Shkup

Shkup, 14 tetor– Ministria e Punëve të Brendshme dje në territorin e qytetit të Shkupit i ka shqiptuar gjithsej 119 masa, përfshirë 13 për kalim në semaforin e kuq, tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë masa për përdorimin e celularit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, dhe tre sanksione për automjetet e paregjistruara.

Ministria e Brendshme njoftoi se kontrollet e intensifikuara aksionare do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar për rrugë më të sigurta.