Samiti i 11të Maqedonia 2025 do të mbahet në Shkup nga 17 deri më 19 maj
Shkup, 6 maj – Maqedonia 2025 joqeveritare më 17, 18 dhe 19 maj në Shkup do ta mbajë Samitin e 11-të në të cilin do të flasin rreth 40 folës në mesin e të cilëve edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe homologia e tij serbe Ana Bërnabiq. Sipas organizatorit, fokusi i samitit do të jetë drejt të gjithë asaj që mund të bëhet që të shmangen krizat dhe të bëhemi më produktiv dhe me këtë të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve dhe mjedisi afarist për bizneset.
“Samiti fillon me temat ekonomike dhe një rishikim të çështjeve aktuale dhe asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor dhe më pas do të kalojmë te temat që mendojmë se do të sjellin një të ardhme më të mirë. Gjithashtu duam të tregojmë histori suksesi nga bizneset në Maqedoni dhe rajon. Presim rreth 40 folës dhe rreth 400 të ftuar. Tema kryesore e samitit ka të bëjë me digjitalizimin dhe teknologjitë dhe se si ato sjellin për kompanitë, punën dhe administratën e së ardhmes, gjegjësisht si mund të na ndihmojnë të bëhemi më efikasë dhe produktivë dhe të përmirësojmë standardet e jetesës”, deklaroi Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtor kryesor ekzekutiv i Maqedonia 2025.
Theksoi se në samit do të dominojnë folës nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore, si dhe përfaqësues të diasporës maqedonase nga SHBA-ja dhe Kanadaja.
“Ekonomia botërore dhe vendore po përballen me një nga krizat më të rënda të historisë së fundit dhe është një ndërthurje e reduktimit të prodhimit dhe problemeve në zinxhirët e furnizimit me ushqime, por edhe rritjes së inflacionit, pra stagflacionit. Kjo është shumë e vështirë për politikëbërësit ekonomikë, sepse masat që mund të aplikohen për rritjen e prodhimit vendas, pra PBB-në janë kontradiktore me masat që duhen zbatuar për të ulur inflacionin në rritje. Prandaj, ndoshta politikat më të mira në këtë periudhë janë që të ndihmohen ata që janë kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, por në të njëjtën kohë të mendohet për të ardhmen dhe të rriten investimet kryesisht në infrastrukturë dhe arsim, gjegjësisht investime në kapitalin njerëzor”, theksoi Mojsoska Blazhevski në përgjigjen e pyetjes.
Theksoi se masat duhet të jenë shumë të targetuara dhe me kohëzgjatje të kufizuar, sepse, potencoi, në atë mënyrë krijohen pritje për të ardhmen dhe deficite të mëdha buxhetore të cilat në të ardhmen do të duhet të kthehen nga të gjithë qytetarët ose me norma më të larta tatimore ose në ndonjë mënyrë tjetër.
“Gjithsesi qytetarët dhe bizneset do të duhet të jenë ata që duhet t’i sigurojnë mjetet për kthimin e borxheve. Për këtë jam për masa të shkurta, të drejtpërdrejta ose të targetuara, e jo masa të cilat do të kenë të bëjnë për popullatën e madhe. Duhet të mendojmë për të ardhmen dhe për këtë duhet të ndjekë kufizime të rritjes së pagave dhe pensioneve, sepse gjithsesi qytetarët do të duhet të kthehen”, potencoi Mojsovska Bllashevski.

