Samit Maqedonia 2025/ Bashkëpunimi rajonal, paqja dhe investimi në arsim janë kyçe në kohë krize

Shkup, 18 maj – Bashkëpunimi rajonal, mbajtja e paqes dhe investimi në arsim janë tre prioritetet kyçe në të cilat duhet të përkushtohet rajoni i Ballkanit Perëndimor në këto kohëra të vështira, porositën kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në Samitin e sotëm në organizim të “Maqedonia 2025”.

Kryeministrja serbe, Bërnabiq konsideron se nëse ruhet paqja dhe stabiliteti dhe forcohet bashkëpunimi rajonal, hapet hapësirë për rritje ekonomike dhe sigurohet prosperitet në kohëra të krizës. Prioritet i rëndësishëm, sipas Bërnabiqit, është edhe investimi në arsim, shkencë, hulumtim dhe zhvillim sepse kjo është mënyra e vetme që të kompensohet koha e humbur nga vitet e 90-ta dhe nga dekada e parë e këtij mileniumi.

“Ekonomia nuk është e tillë që të mëdhenjtë t’i hanë të vegjlit, por më të shpejtit t’i hanë më të ngadalshmit. Shansi ynë është që jemi më të vegjël dhe nëse shikoni nga perspektiva afariste, kompanitë të vogla janë më fleksibile, më shpejtë përshtaten në ndryshimet dhe sfidat dhe kjo është ajo që ne mund ta bëjmë dhe këtë mund ta shfrytëzojmë nëse investojmë në arsim, shkencë dhe zhvillim”, theksoi Bërnabiq.

Për kryeministrin Kovaçevski, tre punët kyçe në këto kohëra jashtëzakonisht të vështira, të shkaktuara nga kriza shëndetësore dhe energjetike dhe lufta në Ukrainë, janë ruajtja e mjedisit jetësor të qytetarëve dhe të rritjes së ekonomike dhe investimi strategjik në gjithë atë që nuk është investuar në 30 vitet e ardhshme.

“Ne jemi shtete në diskontinuitet – pas ndryshimit të sistemit politik dhe shoqëror të rregullimit dhe luftërave të cilat janë zhvilluar në hapësirën e ish-Jugosllavisë, kishim shumë pika në diskutimet. Të dhënat e standardit jetësor të cilin e kemi lidhur me vendet e zhvilluara, e treguan këtë. Prandaj kyçe janë investimet në konsolidim të sistemeve energjetike, digjitalizimi i administratës dhe reformat në arsim veçanërisht investimi në drejtime të cilat janë të nevojshme në tregun e punës”, tha Kovaçevski.