Sami Kurteshi e quan gënjeshtër lajmin se ka sulmuar fizikisht një anëtar në KQZ

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka folur pas raportimeve se ai e ka sulmuar fizikisht një anëtar të KQZ-së.
Kurteshi ka thënë se kjo është gënjeshtër.
“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka deklaruar Kurteshi.
Ndryshe, në disa media është raportuar se Kurteshi ka sulmuar fizikisht një anëtar të KQZ-së, për shkak se nuk kishte vendosur maskë kundër COVID-19.