Sako: Shkolla e re e Vadardhës po i shtohet komunitetit të Sukthit

Një tjetër objekt i ri arsimor po i shtohet komunitetit të Sukthit në Durrës.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e shkollës së re të Vadardhës.
“Me 4 laboratorë, auditor, bibliotekë, palestër dhe terren sportiv rekreativ, kjo shkollë do të ofrojë kushte të shkëlqyera për nxënësit dhe stafin pedagogjik”, tha Sako në një postim në rrjetet sociale.
Kryebashkiakja Sako u shpreh se “ky objekt arsimor është i gjashti që ndërtohet i ri në këtë njësi është një dëshmi e investimeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe ndihmën që po merr komuniteti i Sukthit”.
“Ky lloj investimi i mirëpritur nga një komunitet i gjerë do të ndikojë pozitivisht edhe në cilësinë e mësimdhënies”, tha Sako.