Rusia shpejton ofensivën para mbërritjes së tankeve
Rusia po nxiton të ndërmarrë një ofensivë të re përpara se Forcat e Armatosura të Ukrainës të vendosin në front sistemet e reja të standardit të NATO-s. Forcat ruse kanë po bëjnë presion rreth qytetit Vuhledar në lindje. Qyteti u bombardua në mënyrë intensive në 24 orët e fundit, me shtatë ndërtesa dhe dy shkolla të dëmtuara.
Yevhen Nazarenko, zëdhënës i brigadës së 68-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se trupat ruse që përpiqen të avancojnë dhe të pushtojnë qytetin.
“Nëse ata e kapin qytetin, ne do të vihemi në një pozicion të vështirë dhe do të duhet të riorganizojmë të gjithë linjën e mbrojtjes,” tha zëdhënësi.
Zbulimi britanik tha se Rusia nuk ka gjasa të arrijë ndonjë “përparim thelbësore”. Linjat e frontit kanë qenë kryesisht të ngrira për dy muaj dhe Rusinë po përpiqet të fitojë terren në lindje.
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se situata në front mbetet jashtëzakonisht e vështirë, sidomos në rajonin lindor të Donetskut.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelenskyy tha se forcat ruse nuk po sulmonin vetëm pozicionet ukrainase, por gjithashtu po shkatërrojnë qytetet dhe fshatrat përreth tyre.
Rusia ndërmori të mekurën ‘sulme masive me raketa’ ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se sulmi ndodhi për të ndaluar furnizimin me armë perëndimore.
Pas forcimit të retorikës kërcënuese si kundërpërgjigje për tanket që do t’i dorëzohen Ukrainës, Kremilini ka shtuar propagandën dhe është përpjekur të përçajë politikën amerikane, kësaj here duke përdorur si aset ish-presidentin Donald Trup. Ky u fundit tha se mund ta ndalte luftën për 24 orë. Kaq mjaftoi dhe zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov tha se presidenti amerikan Joe Biden ka çelësin që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk është i gatshëm ta përdorë atë.
Por ShBA-ja ka argumentuar thjeshtë se Moska e nisi luftën dhe ajo mund t’i japë fund asaj vetëm nëse tërheq trupat.

