Rusia nis bombardimet në Kiev, dhjetëra të plagosur
Shpërthime të shumta ka patur gjatë natës në Kiev. Si pasojë e shpërthimeve dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur. Shpërthimet vijnë dy ditë pas dëmtimit të Urës që lidh Rusisë me Krimenë e pushtuar, për të cilën Vladimir Putin akuzon shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.
Granatimet e vazhdueshme të qytetit në Ukrainën jugore kanë vrarë dhjetëra civilë ditët e fundit, në mes të një shtytjeje të vazhdueshme nga Ukraina për rimarrjen e tokës në jug dhe lindje të kontrolluar nga Rusia. Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.