Rusia është duke rekrutuar ish-forca speciale të ushtrisë afgane

Ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë është duke rekrutuar forcat speciale të ushtrisë afgane, të cilat ikën në Iran pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga Afganistani vitin e kaluar, pohojnë ish-gjeneralët e ushtrisë afgane.

Dy gjeneralë të ushtrisë afgane theksojnë se mijëra ish komando afganë duan t’i bashkohen Legjionit të Huaj rus, si për pagat e qëndrueshme prej 1500 dollarë në muaj, ashtu edhe për premtimet se nuk do të deportohen në Afganistan, gjë që do të thoshte vdekje për shumë prej tyre.

“Ata nuk duan të luftojnë, por nuk kanë zgjidhje,” tha gjenerali Abdul Raof Argandival, duke shtuar se disa dhjetëra komando tani në Iran, me të cilët ai komunikon me mesazhe, i frikësohen më shumë deportimit.

Sipas Argandival, rekrutimi i afganëve kryhet nga anëtarë të grupit mercenar rus “Vagner”.

Gjenerali Hibatullah Alizai, shefi i fundit i shtabit afgan përpara se talebanet ta merrnin pushtetin, tha se një ish-komandant i forcave speciale afgane që jetonte në Rusi dhe fliste rusisht po ndihmonte me rekrutimin.

Disa muaj më parë, ushtarët amerikanë paralajmëruan se ish-kolegët e tyre në Afganistan tani mund të bashkohen me armiqtë e Amerikës për mbijetesë, por edhe për shkak të zemërimit ndaj ish-aleatëve të tyre.

Në raportin e anëtarëve republikanë të Kongresit amerikan të publikuar në gusht paralajmëroi se komandot afganë të trajnuar nga marinsat amerikanë dhe beretat e gjelbra tani mund të zbulojnë taktikat ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, Rusisë dhe grupit të Shtetit Islamik, madje duke filluar të luftojnë në anën e tyre.

“Unë nuk do të doja t’i shihja në asnjë fushë beteje, veçanërisht nuk dua t’i shoh ata duke luftuar me ukrainasit,” thotë Malroj.