Rusi, 2 fëmijë humbën jetën në sulmin e ushtrisë ukrainase ndaj qytetit Belgorod

Guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, Vyacheslav Gladkov tha se 2 fëmijë humbën jetën në sulmin që ushtria e Ukrainës kreu ndaj qytetit Belgorod, transmeton Anadolu.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen sulm ndaj qendrës së qytetit Belgorod. Sipas raportimeve të para nga sulmi kanë humbur jetën 2 fëmijë ndërsa ka pasur edhe të plagosur”, tha Gladkov përmes një deklarate nga kanali Telegram.
Ai dje njoftoi se ndaj qytetit të tyre është kryer sulm dhe se një person ka humbur jetën.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se “është penguar përpjekja e bërë më 29 dhjetor nga administrata e Kievit për të kryer sulm terrorist me multiraketa ndaj elementëve në territorin e Federatës Ruse. Mbi rajonin Belgorod u shkatërruan 13 raketa nga sistemet e mbrojtjes ajrore”.