Rusët ndalojnë iPhone

Zyrtarët e përfshirë në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2024 duhet të ndalojnë përdorimin e iPhone.

Ky është qëndrimi i ri që ka marrë Kremlini për telefonat Apple, për arsye sigurie.

Sergei Kiriyenko, zëvendës shefi i parë i kabinetit të presidentit, u tha zyrtarëve politikë vendas në një seminar të organizuar nga Kremlini që të ndryshojnë telefonat e tyre deri më 1 prill, raportoi gazeta Kommersant.

“Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve”, citon Kommersant një nga pjesëmarrësit e seminarit. “Të gjithë do të duhet ta bëjnë këtë në mars”.

Siç raporton Reuters, i pyetur për këtë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk mund ta konfirmonte raportin.

Apple nuk ka komentuar mbi këto akuza.

Kremlini mund të sigurojë pajisje të tjera me sisteme të ndryshme operative për të zëvendësuar iPhone-in, tha Kommersant, duke shtuar se urdhri për të ndaluar përdorimin e pajisjeve Apple u është dërguar atyre që janë të përfshirë në politikën e brendshme, për të cilën Kiriyenko është përgjegjës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar prej kohësh se ai nuk zotëron një smartphone, megjithëse Peskov tha se presidenti rus përdor internetin herë pas here.

Menjëherë pasi Rusia dërgoi trupa në Ukrainë vitin e kaluar, spiunët amerikanë dhe britanikë zbuluan inteligjencën se Putini po planifikonte të pushtonte. Është e paqartë se si spiunët morën një inteligjencë të tillë.

Në muajin mars të vitit 2022, Apple ndaloi shitjen e produkteve të saj në Rusi për shkak të vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën. Megjithatë, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov u tha gazetarëve shtatorin e kaluar se klientët rusë do të kenë mundësinë të blejnë modelet më të fundit të iPhone.